Kronike30 Mars 2023, 09:02

Vrasja e dyfishtë në Kavajë, dëshmitari rrëfen ngjarjen: Një nga viktimat ishte me fëmijën e vogël

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e dyfishtë në Kavajë, dëshmitari rrëfen

Një banor i zonës ka rrëfyer për mediat momentin kur dy viktimat në Kavajë nisën të debatonin me njëri-tjetrin.

Ai tha se Altin Rexha kur ndodhi ngjarja ishte me një fëmijë të vogël në dorë.

Qytetari tregon se Rexha me Gosën po debatonin dhe më pas dëgjoi krisma.

Ndërkohë, ai shtoi se të dy këta shtetas janë konfliktuar edhe më herët për motive banale.
“Probleme nuk kanë pasur, sherr koti, pse hap sytë. S’kanë arritur ta mbyllin. Ai ishte me fëmijën përdore, ai malësori, janë të ardhur. Ishin duke folur, i pashë, pa ikur unë dëgjoj krisma, ky tjetri me thikë, një u shtri aty një këtej. Kavajasi pati thikë, e vrau me thikë, ai me pistoletë. E kishte me vete se kishin pasur konflikt edhe më herët. Ky kavajasi ishte shumë i fuqishëm, e mbyti”, tregoi ai.

Armand Gosa, një prej personave që mbeti viktimë nga konflikti me armë pasditen e kësaj të mërkure në Kavajë, mësohet se ka qenë i dënuar më parë për vrasje.

Mësohet se 43-vjeçari plagosi me kazmë Gent Gjuzi, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

 

kavajë vrasje