TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Mars 2023, 22:04

Pas Kavajës tronditet edhe Tirana, plagoset me thikë 19-vjeçari te “Komuna e Parisit”

Shkruar nga Pamfleti

Pas Kavajës tronditet edhe Tirana, plagoset me thikë 19-vjeçari

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin tonë, ku një 19 vjeçar është qëlluar me thikë. Sipas informacioneve plagosja ka ndodhur në zonën e "Komunës së Parisit”, ku Arli Beta, ka qëlluar me thikë në shpinë Erius Tuce, 19 vjeç.

I riu ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që mësohet se polica ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T. Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e Policisë. 

Kjo ngjarje vjen vetëm pak orë pas asaj të Kavajës, ku dy persona vranë njëri-tjetrin për shkak të një sherri banal që kishte nisur 3 ditë më parë.

plagosje komuna e parisit 19 vjeçari

Lini një Përgjigje