Kronike30 Nëntor 2023, 11:40

Sherr në një lokal në Kavajë, 52-vjeçari tenton të vrasë me sëpatë të riun

Shkruar nga Pamfleti

Sherr në një lokal në Kavajë, 52-vjeçari tenton

Një 33-vjeçar në Kavajë është goditur me sëpatë në kokë në tentativë për ta vrarë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen Nr.4 pas një sherri mes dy personave.

Policia thotë se i dyshuari Artur P. 52 vjeç u konfliktua me 33-vjeçarin I.Gj. për motive të dobëta. Ai tentoi ta vriste me sëpatë duke e goditur në kokë, gjë që i shkaktoi dëmtime.

Për pasojë, 33-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Policia arrestoi 52-vjeçarin Artur P., të cilin e akzuon për vrasje me dashje të mbetur në tentativë

Po kështu, u arrestua dhe pronari i lokalit, Elton D. 44 vjeç për veprat penale përkrahje e autorit të krimit dhe organizim i lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Sipas policisë, pas konfliktit në lokalin e tij, pronari ka prishur vendin e ngjarjes, ndërsa kur është marrë në pyetje nga oficeri i policisë, ka deklaruar se shtetasi 33-vjeçari i plagosur ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar nga shkallët. Gjatë kontrollit në celularin e Elton D. shërbimet e policisë kanë gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Kavajë, klient në këtë lokal, pasi edhe në celularin e tij gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

kavajë sherr në lokal