TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Maj 2025, 13:19

Sherr në qendrën e numërimit në Tiranë, polcia shoqëron 7 persona

Shkruar nga Pamfleti

Sherr në qendrën e numërimit në Tiranë, polcia

Mbrëmjen djeshme policia njofton se i është kërkuar ndërhyrja në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

Policia bën me dije se 7 persona janë shoqëruar në komisariat, pas sherrit për motive të dobëta. Por, pas deklaratave të dhëna në polici, të shoqëruar janë lënë të lirë.

“Më datë 12.05.2025, rreth orës 20:15, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit (përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike) po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

Në përmbushje të procedurës standarde të punës është ndërhyrë menjëherë dhe janë shoqëruar 7 shtetasit që po konfliktoheshin për motive të dobëta.

Në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 shtetasit janë lënë të lirë.

Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje