Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Himarë- Qeparo.
Mësohet se dy turistë gjermanë që udhëtonin me motor janë përplasur më një makinë tjetër dhe për pasojë janë rrëzuar, duke u plagosur rëndë.
Policia e Himarës si dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes dhe të plagosurit u shoqëruan për në spitalin e Sarandës, por gruaja e cila udhëtonte me motor, ka ndërruar jetë sapo është futur në ambulancë.
Policia po merr në pyetje edhe drejtuesin e automjetit për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Lini një Përgjigje