TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shtator 2023, 11:00

Sherr në Tiranë, dhunohen barbarisht dy punonjës policie

Shkruar nga Pamfleti

Sherr në Tiranë, dhunohen barbarisht dy punonjës policie

Disa persona kanë dhunuar dy punonjës policie gjatë një konflikti në Tiranë. Mësohet se ata kanë dëmtuar edhe automjetin e tyre.

Shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.

Gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka renë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje.

Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë", njoftoi policia.

sherr tirane punonjes

Lini një Përgjigje