Kronike18 Maj 2023, 09:50

Sherr për pronat në Elbasan, 34-vjeçari tentoi të vriste fqinjin duke e goditur me automjet dhe levë; arrestohet në Kapshticë

Shkruar nga Pamfleti

Sherr për pronat në Elbasan, 34-vjeçari tentoi të vriste
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar në tentativë vrasje në Elbasan. Për pasojë u arrestua 34-vjeçari i identifikuar si G.M., i cili goditi me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij.

Ky shtetas u kap në Kapshticë, teksa po tentonte të largohej nga vendi.

Policia ka sekuestruar automjetin dhe mjetin e fortë (levë metalike) që u përdoren për kryerjen e këtij krimi.

"Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale, me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, u kap dhe u ndalua në këtë pikë të kalimit kufitar, në tentativë për të dalë nga vendi ynë, shtetasi G. M., 34 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti për motive pronësie, shtetasi G. M. ka goditur me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij, shtetasin H. M., 57 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, i cili lëvizte me biçikletë. 57-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti i fortë (levë metalike) dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur nga shtetasi G. M."-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.