TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Dhjetor 2025, 11:53

Sherri me armë zjarri në Berat, 37-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma

Shkruar nga Pamfleti

Sherri me armë zjarri në Berat,

Fabjel Toska, 37-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri në qytetin e Beratit, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri që nis për një parakalim mjetesh.

Sipas burimeve policore, i plagosuri ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip Seat së bashku me një shok, në aksin Kombinat-Dimal.

Një mjet tjetër, një fuoristradë me ngjyrë të zezë, e ka ndjekur dhe parakaluar disa herë makinën e të plagosurit. Fabjel Toska ka dalë nga makina për t’u sqaruar me shoferin e mjetit tjetër, por ai e ka qëlluar me një plumb në bark. Shoku i të plagosurit ka dalë gjithashtu, por sapo ka parë sulmin është larguar dhe ka njoftuar policinë.

Burimet konfirmojnë se viktima dhe shoferi i mjetit tjetër nuk kanë pasur njohje të mëparshme mes tyre, një fakt që është konfirmuar edhe gjatë deklaratave përpara inspektorëve të krimeve në DVP Berat.

Fabjel Toska, banues në lagjen “Çlirim”, është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sigurimin e provave dhe identifikimin e autorit/ve.

 

Lini një Përgjigje