TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Dhjetor 2025, 11:24

Aksident në Fier, furgoni i FNSH përplaset me "Benzin"; plagosen dy efektivë 

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Fier, furgoni i FNSH përplaset me "Benzin";
Pamje nga aksidenti

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie.

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa e Çakranit” në Fieër.

Raportohet se një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Aksident në Fier, furgoni i FNSH përplaset me "Benzin";

Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

"Rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasja M. H. duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë F. Sh.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja M. H. dhe dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.

Aksident në Fier, furgoni i FNSH përplaset me "Benzin";

aksident ne fier

Lini një Përgjigje