TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Tetor 2025, 13:34

Shfrytëzoi të renë për prostitucion në Shqipëri dhe Itali, arrestohet 42-vjeçari në Kavajë

Shkruar nga Pamfleti

Shfrytëzoi të renë për prostitucion në Shqipëri

Një 42-vjeçar, ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një të re, në Shqipëri dhe Itali.

I arrestuari është shtetasi me iniciale F.I., 42 vjeç, banues në Kavajë, ndërsa policia bën me dije se abuzimi ka zgjatur 3 vite.

"Si rezultat i administrimit të menjëhershëm, të kallëzimit të një shtetaseje 30 vjeçe, se ishte shfrytëzuar për prostitucion, në Shqipëri dhe në Itali, për rreth 3 vjet, nga shtetasi F. I., 42 vjeç, banues në Kavajë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme mundësuan kapjen dhe vënien në pranga të 42-vjeçarit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, bashkëpunuan me shërbimet sociale, me qëllim akomodimin e 30-vjeçares, në një qendër të përshtatshme për të.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”", thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje