
Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Dhërmi, pasi u kap me dozë të ndarë të lëndës narkotike kanabis, që dyshohet se ishte destinuar për shitje në zonat turistike.
I riu banues në Lushnjë, qëndronte përkohësisht në Dhërmi dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku jetonte, si dhe në trupin e tij, policia i gjeti 64 doza të përgatitura me kanabis. Aii shiste këto doza kryesisht në lokalet e natës, duke synuar përfitime të shpejta gjatë sezonit turistik.
"Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, pas marrjes së informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, organizuan kontrolle në fshatin Dhërmi, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit 19 vjeçar, banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit personal dhe në banesën ku ky shtetas qëndronte në Dhërmi, Policia i gjeti dhe sekuestroi 64 doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat ky shtetas i shiste kryesisht në lokalet e natës", njofton policia.
Lini një Përgjigje