TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Tetor 2023, 09:17

Shkaktoi vdekjen e bashkëatdhetarit, dënohet me burg shqiptari në Britani

Shkruar nga Pamfleti

Shkaktoi vdekjen e bashkëatdhetarit, dënohet me burg shqiptari në

Një shqiptar është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg për vrasje nga pakujdesia.

Shqiptari i dënuar është Shpendi Hakili, 38 vjeç. Dënimi i tij u dha nga Gjykata e Kurorës në Maidstone.

Hakili mohon që të ketë shkaktuar vdekjen e një tjetër shqiptari, Sazan Bakos. Kjo ngjarje ndodhi më 20 Nëntor.

Sipas mediave britanike Bako u përfshi në një debat me Hakilin. Ky i fundit e sulmoi. Për pasojë 35-vjeçarit Bako i ra koka në trotuar. Ai humbi jetën në spital 3 javë më vonë.

Hakili u largua nga Britania pas ngjarjes, por u arrestua në Mars 2023 në Francë.

Shkaktoi vdekjen e bashkëatdhetarit, dënohet me burg shqiptari në
Shpendi Hakili

shqiptar britasni burg vdekje

Lini një Përgjigje