TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2025, 12:33

“Armët me silenciator, po i vendos në kanaçe”/ Zbardhen përgjimet në Sky ECC mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas

Shkruar nga Pamfleti

“Armët me silenciator, po i vendos në kanaçe”/

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja.

Sipas gazetares Klodiana Lala, organizata kishte krijuar një rrjet të sofistikuar për trafikimin e armëve dhe drogës.

Komunikimet e zbardhura mes anëtarëve të grupit tregojnë metodat e sofistikuara të transportit të armëve: armët me silenciator vendoseshin në kanace, armët më të sofistikuara ruheshin në qese me vakuum, ndërsa disa armë çmontoheshin dhe futeshin në kuti metalike për transport.

“Armët me silenciator, po i vendos në kanaçe”, thuhet ndër të tjera në përgjimet e SKY ECC.

Po ashtu, organizata dyshohet të ketë trafikuar tonë të tëra kokainë nga Paraguai drejt Evropës, duke pastruar dhjetra milionë euro. SPAK e identifikon Ervis Çelën dhe Franc Çopjan si bërthamën e këtij grupi kriminal.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së grupit dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë.

Lini një Përgjigje