Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 01:00 të mëngjesit të së dielës, kur një automjet ka humbur kontrollin, është përplasur me një pemë dhe më pas është përmbysur në rrugë.
Pavarësisht përplasjes së fortë, nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i mjetit, një i ri, ka arritur të dalë nga automjeti pa pësuar dëmtime.
Sipas dyshimeve paraprake, shoferi mund të ketë qenë duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit.
Policia shkoi në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Lini një Përgjigje