
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës sotme në Shkodër.
Uniformat blu bëjnë me dije se sasia e tritolit ishte vënë në portën e banesës së Sokol Shpendit.
Sakaq, sipas policisë nuk raportohet për dëme dhe persona të lënduar.
"Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Sokol Shpendi, 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.
Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.", njofton policia.
Lini një Përgjigje