Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Kamëz. Mësohet se tritoli është vënë në banesën e deputetit të PD, Xhelal Mziu.
Sipas policisë, ngjarja është shënuar rreth orës 01:00 ndërsa tritoli është vendosur në murin rrethues të banesës. Për pasojë, raportohen vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje