
Nuk është rastësore, që të gjithë kriminelët e lidhur me pushtetin dhe politikanët e lartë, arratisen pasi njoftohen paraprakisht nga zyrtarë të policisë e drejtësisë, madje lirohen edhe kur arreatohen me prova, siç u lirua krimineli Renato Bodurri i Elbasanit pas atentatit ndaj Gjergj Zefit...
Në dosjet “Çela-Çopja”, si anëtar aktiv i këtyre bandave kriminale në Elbasan, është dhe Renato Bodurri, i cili ka dalë në pëgjimet SKY-ECC, si “zar” i përdorur nga Suel Çela dhe Klejdi e Endri Çopja, për të kryer krime të çdo lloji.
Sidomos, për sulme fizike ndaj gazetarëve, kërcënime, grabitje me dhunë, gjobëvënie, tregti droge, pastrim parash, nxjerrje kundërshtarësh në kurthe dhe për kontakte me qeveritarë, krye-policë, gjyqtarë e prokurorë.
Renato Bodurri, i maskuar si menaxher në “Living Bar” të bandës “Çopja” dhe bazë organizimi krimesh e bandës “Çela” në Elbasan, u faktua me prova, se më 3 tetor 2023, sulmoi fizikisht pas shpine, Editorin e “Pamfleti”-t, Gjergj Zefi te hyrja e zyrave të redaksisë në qendër të Tiranës.
Por SPAK nuk e futi kriminelin Renato Budurri, as në listën e arrestimeve të anëtarëve të bandës “Çopja” dhe as në listën e arrestimeve të anëtarëve të bandës “Çela”, aq sa ka krijuar bindje, se ai ka patur ndërhyrje të forta për të mos e prekur.
Pas thirrjes publike, që “Pamfleti” i bëri drejtuesit të SPAK, Altin Dumani në datën 3 dhjetor 2024, me shkrimin: - “Zoti Dumani! Goditja e bandave Çela- Çopja është gjysmake, pa arrestimin e “kobures” së tyre Renato Bodurri”; SPAK u vu në lëvizje për ta marrë në pyetje.
Por sipas informacionit, agjentët e BKH të ngarkuar me këtë detyrë, nuk arritën të kontaktonin me kriminelin Renato Bodurri; ndërsa punonjës të lokalit “Living” në Elbasan ku paguhet si menaxher dhe familjarë të tij, u thanë agjentëve të BKH, se ai është larguar jashtë Shqipërisë.
Pse Renato Bodurri, nuk u arrestua bashkë me 11 anëtarët bandës Çopja dhe me 21 anëtarët e bandës “Çela” ne Elbasan, megjithëse është pjesë aktive e tyre?
Pse nuk u procedua penalisht dhe u lejua të largohej nga Shqipëria, kur është faktuar si eksponent i krimit në Elbasan dhe kudo që e kanë dërguar me porosi për të kryer krime?
Nuk është rastësore, që kriminelët e lidhur me qeveritarë, politikanë, zyrtarë policie e drejtësie, arratisen pasi njoftohen paraprakisht, madje lirohen edhe kur arrestohen me prova kriminale, siç u lirua krimineli Renato Bodurri i Elbasanit pas sulmit ndaj editorit të “Pamfleti”-t.
Është skandal i rëndë, kur vetë policia dhe drejtësia, Renato Bodurrin e bandave “Çela” e “Çopja” të Elbasanit e kanë të skeduar në 35 raste, si të përdorur e paguar për grabitje, gjobëvënie, pengmarrje, nxjerrje personash në pritë, pastrim parash me shoqëri fantazma dhe për sulme fizike të porositura, një ndër to, sulmi ndaj Gjergj Zefit te hyrja e redaksisë./Pamfleti
Lini një Përgjigje