TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2025, 13:22

“Të gjithë i rrinin pinc Laertit”, rrëfehet Artan Tafani: Si e realizuam me Ligor Romaçkan vrasjen e Çajup Selimit për 50 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

“Të gjithë i rrinin pinc Laertit”, rrëfehet Artan

Bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme, duke zbardhur detaje të reja mbi veprimtarinë e grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu

Ai ka rrëfyer se ka marrë urdhër për vendosjen e një sasie tritoli në Lushnjë si formë presioni ndaj një personi që nuk kishte shlyer borxhin për mallin e marrë nga grupi, si dhe për një vrasje të porositur për 50 mijë euro.

“Në një nga takimet, më thanë të vendosja tritol në Lushnjë. Arsyeja ishte se i kishin dhënë mall dikujt dhe ai nuk kishte dhënë lekët. Donin t’ia bënin si presion. I thashë ‘dakord’, ç’t’i thosha… që nga dita e parë kisha ndjesinë e presionit, nuk e di si ta shpjegoj,” u shpreh Tafani para trupit gjykues.

Detyra e radhës ishte shumë më e rëndë, pasi kishte të bënte me vrasje me pagesë.

“Në një tjetër udhëtim, shkuam në Pogradec, unë, Laerti dhe Ligori. Në një moment, Laerti më thirri jashtë dhe më pyeti çfarë dija të bëja. I thashë që isha marrë me mall dhe njëherë kisha bërë vjedhje me dhunë, por nuk besoja se më donte për vrasje, ai vetë i bënte këto gjëra, thosha”, dëshmoi Tafani.

Por biseda mori një kthesë tjetër. Sipas tij, pas një ndalese në Dardhë, iu propozua që të kryente një vrasje me pagesë për llogari të grupit.

“Më thanë do bësh një punë për një njeri tonin në Tepelenë. Më përmendën vetëm më pas emrin e Çajup Selimit. U shtanga atë natë”, tha Tafani, duke shtuar se urdhri i vrasjes do zbatohej nga ai dhe Ligori, për një shumë totale prej 50 mijë euro, nga të cilat secili do përfitonte nga 25 mijë.

"Më tha Ligori do më kesh mua nga mbrapa dhe unë u preva s’e nuk dija ç’të bëja. I thashë ju e dini. Unë isha në presion dhe terror se kisha frikë, të gjithë i rrinin pinc Laertit.

Çohemi dhe zbresim, iki për Lushnjë unë, dhe më thotë do marrësh 50 mijë euro, ku 25 mijë euro do i merrja unë. Iki unë në Vlorë me të shtëpisë, kisha akoma 1 mijë euro që më thanë mua atëherë. Shkoj direkt për Lushnje, e takoj te rrethi takoj Lulzimin. Kur ishim në Sarandë me Laertin, Ligori dhe unë bashkë me dy goca që ishin shoqet e Laertit. Me makinën e këtyre gocave ikim në Tepelenë, për ta njohur si person, pasi nuk kishim as foto, asgjë.

Ligori ishte në timon, viktima kishte një dyqan në Tepelenë dhe qëlloi që ishte aty në dyqan jashtë. E pashë, më tregoi rrugën se mund të iki në këmbë më tregoi edhe shtëpinë e viktimës dhe u kthyem dhe ikëm prapë në Sarandë.

Mbas ca ditësh takohemi me një person shok i Laertit. Marjus Diamanti, u vra në Athinë, ka qenë me shokun e Laertit. Për vrasjen ishte i interesuar, i mësova më vonë pse duhej të bëhej vrasja.

Laertin e kishte emrin në Chatmail “Alufi”, ndërsa Lulzimin e  thirrnin “Xhejms”. U ulëm në Ksamil, hamë bukë. Atë natë mbaroj darkën aty dhe shkojmë në një hotel tjetër.

Ditën tjetër erdhi Ligori me “BMW” pas dreke. Ligori më dha armën dhe kishte 3 fishekë. Me dha një brez, më tha mbaje armën këtu. Para se të niseshim në Tepelenë shkoj hamë bukë në një lokal. Unë, Laerti, Ligori, Erisiano ishim aty. U nisem për Tepelenë për vrajsen. Ishte pasdite si në të errësuar. Unë futem në një ferrë me Ligorin dhe Erisiano dhe Laerti ikën në Tiranë.

Unë me Ligorin futemi afër pallatit dhe ndahemi, Ligori shkon për në qendër, unë poshtë pallatit për ta vrarë. Ligori komunikonte me mua me Signal dhe më tregonte mua nëse do nisej viktima. Në një moment ai ka mbyll dyqanin dhe iku ai", ka dëshmuar Tafani.

 

Lini një Përgjigje