TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shtator 2023, 09:26

"Tempulli"/ Kapet 19-vjeçari i shpallur në kërkim; shkon në 91 numri i të arrestuarve për drogë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

"Tempulli"/ Kapet 19-vjeçari i shpallur në kërkim;

19-vjeçari Luis Nelaj i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të megaoperacionit 'Tempulli" me mbi 200 të arrestuar.

Numri i të arrestuarve shkon në 91. Policia bën me dije se i riu akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndbve narkotike.

Kujtojmë se gjatë megaoperacionit "Tempulli" anë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se drejt Shqipërisë do të udhëtonte një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, kanë koordinuar veprimet me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, të cilët kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

19-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

arrestim tempulli 19-vjecari

Lini një Përgjigje