TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Gusht 2023, 11:55

Tentoi të grabiste një bankë, policia plaagos shqiptarin në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të grabiste një bankë, policia plaagos shqiptarin në

Një 40-vjeçar shqiptar është plagosur nga efektivët e policisë greke në Colonos, pasi tentoi të grabiste një bankë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Palamidi në Colonos të Greqisë. Mediat greke raportojnë se pasi policia mori një denoncim për tentativë vjedhjeje, mbërriti në vendngjarje. Autori kërcënoi efektivët e policisë me thikë.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një dyqan të Bankës në zonën e Omonias, një punonjës i Bankës ka aktivizuar alarmin për një grabitje.

Një punonjës policie, i cili ishte jashtë detyrës në momentin e grabitjes së bashku me përgjegjësin e sigurisë së bankës, kanë ndjekur në këmbë autorin, i cili është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë kanë mbërritur efektivët e policisë së ekipit të DI.AS, si dhe një makinë patrulluese e Veprimit të Menjëhershëm. Autori, tek i cili u gjet një shumë parash, ka tentuar të plagosë me një mjet të mprehtë dy punonjës policie, njëri prej të cilëve në vetëmbrojtje ka përdorur armën e shërbimit, duke plagosur autorin.

Në vendngjarje po kalonte një autoambulancë private, e cila u ndalua nga policia për të marrë autorin, i cili u dërgua në G.N.A. 

Një hetim paraprak po kryhet nga Nëndrejtoria e Ndjekjes së Krimeve kundër Jetës dhe Pronës”, thuhet në deklaratën e policisë greke.

greqi plagosje policia

Lini një Përgjigje