Kronike 9 Dhjetor 2023, 11:36

Tentoi të kalonte 4 emigrantë drejt Greqisë, arrestohet 38 vjeçari në Gjirokastër

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të kalonte 4 emigrantë drejt Greqisë, arrestohet 38

Një 38 vjeçar nga Bangladeshi ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastër pasi tentoi të ndihmonte 4 emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër me Greqinë, kundrejt pagesës.

Ky shtetas ka tentuar të ndihmojë 4 emigrantë që i kishte strehuar në një hotel në Tiranë duke i krijuar kushte për transportin që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi. Sapo ka vënë re shërbimet e policisë, ai është larguar, por është identifikuar dhe arrestuar pas veprimeve hetimore dhe operacionale të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 celular dhe 200 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

greqi gjirokastër shqipëri emigrantë