Kronike 8 Dhjetor 2023, 21:44

I armatosur dhe nën shoqërinë e dy vajzave/ Zbardhen detaje nga arrestimi i “Baronit të Drogës”, fshihej në një fshat të Ferizajt

Shkruar nga Pamfleti
I armatosur dhe nën shoqërinë e dy vajzave/ Zbardhen detaje nga
Gëzim Çela

Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i “Baronit të drogës”, Gëzim Çela. Siaps burimeve, ai u ndalua në Ferizaj dhe në momentine ndalimit ka qenë nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria dhe një burri nga Kosova, i cili e kishte strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë.

Arrestimi është kryer në fshatin Dardani të Ferizajt. Gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një kallashnikov me 15 fishekë.

I armatosur dhe nën shoqërinë e dy vajzave/ Zbardhen detaje nga

Emri i tij doli te operacioni i SPAK, zhvilluar në tetor në Fushë Kuqe.

SPAK lëshoi disa urdhër arreste ndërsa mes të arrestuarve rezultonte edhe shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Metaj. Ndërsa në kërkim u shpallën Gëzim Çela, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë dhe Roland Guza, banues në Durrës. Ndërkohë është publikuar dhe fotoja e Gëzim Çelës, i cili ka ndryshuar shumë krahasuar me foton që ka pasur policia.