
SPAK ka kërkuar "arrest me burg" për 10 persona, ndërsa "arrest shtëpie" për 5 të tjerë...
Zbardhen emrat e zyrtarëve për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arreste lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.
SPAK ka ngritur akuza ndaj Lefter Kokës, Alqi Bllakos, Mirel Mërtirit dhe Klodin Zotos. Dy të parët janë në burg, ndërsa dy të tjerët në arrati.
Emër tjetër është, Pëllumb Abeshi, kryetari i Komisionit të Shpronësimit të ngritur me urdhër të Ministrisë së Mjedisit në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Lefter Koka.
Urdhër-arresti u lëshua për Erjon Murataj, anëtar i Komisioni Prokurimit për Inceneratorin e Tiranës. Në listë është edhe Bledar Karoli, ish-zyrtar i Ministrisë së Energjisë. Edhe Alba Thoma, e cila ka mbajtur poste të rëndësishme në Ministrinë e Drejtësisë, deri në pozicionin e titullares së Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore të Çështjeve të Drejtësisë.
Valbona Ballgjini, është emër tjetër, ish anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës. Taulant Tusha, Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës dhe njeri i afërt i Veliajt. Po ashtu drejtor tjetër i Bashkisë Tiranë është Namik Simixhiu, ish anëtar i Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës. Në listë është edhe Sidita Kopliku, anëtare në komisionin për zhvillimin e procedurës koncensionare të Tiranës. Dy emrat e tjerë janë Jetmir Llapaj dhe Sidita Tola.
Kujtjmë se pak kohë më parë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi masën e sekuestros mbi “Integrated Energy B.V. S.P.V.”, kompania që zotëron koncesionin e inceneratorit të Tiranës, por ndërkohë koncensionari ka përfituar nga taksat e shqiptareve rreth 9,9 miliardë lekë rreth 95 milionë euro sipas të dhënave nga bilancet të dorëzuara nga Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Të dhënat nga pasqyrat financiare tregojnë se të ardhurat e Integrated Energy B.V. S.P.V.” ishin shumë më të lata se, të dhënat nga thesari i Ministrisë së financave, për shkak se përveç fondeve për investimin e inceneratorit kompania ka përfituar pagesa nga bashkitë e Durrësit, Kavajës, Tiranës për administrimin e mbetjeve.
Të dhënat nga bilancet tregojnë se Integrated realizoi 9,9 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës 2017-2022, nga të cilat 24,7 miliardë leke (23,8 milionë euro ishin fitime).
Të ardhurat u rritën nga 1.2 miliardë lekë në vitin e parë të aktivitetit në vitin 2018, në 1.7 miliardë lekë në 2019-n dhe 2.3 miliardë lekë në 2020-n, për të kulmuar në 2.6 miliardë lekë në 2021, kur inceneratorit iu shtuan dhe plehrat e Durrësit, sipas të dhënave zyrtare në bilance./Pamfleti
Lista e emërore e urdhër-arresteve:
Lefter Koka- arrest në burg
Alqi Bllako- arrest në burg
Pëllumb Abeshi- arrest në burg
Mirel Mërtiri- arrest në burg
Klodian Zoto- arrest në burg
Erjon Murataj- arrest në burg
Bledar Karoli- arrest në burg
Alba Thoma- arrest shtëpie
Valbona Ballgjini- arrest shtëpie
Taulant Tusha- arrest në burg
Namik Simixhiu- arrest në burg
Sidita Kopliku- arrest shtëpie
Jetmir Llapaj- arrest në burg
Sidita Tola- arrest shtëpie
Lini një Përgjigje