Kronike 8 Dhjetor 2023, 21:01

Përfshihet nga flakët banesa në Fier, shpëton i moshuari

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihet nga flakët banesa në Fier, shpëton i moshuari

Banesa e një të moshuari në Fier është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në banesën e shtetasit me iniciale I. M., 71 vjeç.

Policia thotë se si pasojë e zjarrit banesa e të moshuarit është djegur plotësisht, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë aksidental nga soba e drurëve.

“Rreth orës 20:00 në fshatin Frakull e Madhe, në banesën e shtetasit I. M., 71 vjeç, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht. Nuk ka dëme në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qënë aksidental nga soba e drurëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

fier digjet shtëpia