Kronike 8 Dhjetor 2023, 20:54

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, 6 të plagosur; mes tyre një e mitur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, 6 të plagosur; mes

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë. Automjeti që drejtohej nga një 67 vjeçar është përplasur me automjetin që drejtohej nga një 39 vjeçar.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur 67-vjeçari dhe 4 pasagjerë që po udhëtoni me të si edhe një 11-vjeçare që ndodhej në automjetin me të cilin po lëvizte 39-vjeçari.

Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

“Në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Xibrakë, automjeti me drejtues shtetasin V. Ç., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të dhe, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A.

Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

aksident elbasan librazhd