TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2025, 13:35

Tentoi të vriste fqinjin duke e djegur me benzinë, arrestohet 32-vjeçari në Librazhd 

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vriste fqinjin duke e djegur me benzinë, arrestohet

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Librazhdit pasi tentoi të vriste duke e djegur me lëndë djegëse benzinë fqinjin e tij.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari Gazmend Ozuni dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75-vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar i moshuari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

"Tentoi të vriste duke e djegur me lëndë djegëse benzinë fqinjin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet menjëherë pas ngjarjes, autori.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Prrenjasit ka shkuar për të marrë mjekim shtetasi S. O., 75 vjeç, dyshuar i djegur me lëndë djegëse, kanë kryer veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. O., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar shtetasi S. O., 75 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje