Klodian Çypi dhe Kleotild Bardhi janë dy nga autorët e tentativës së grabitjes në Prush.
Ata janë arrestuar sot nga Policia, ndërkohë që vijojnë kërkimet për personat e tjerë.
Në dhjetor të 2023, 4 persona tentuan të kryenin grabitje në një shtëpi në Prush të Tiranës. Në banesë kanë qenë dy të moshuar dhe dy nipërit e mitur, një vajzë dhe një djalë.
Ka qenë pikërisht djali i mitur, nipi i familjes që ka mundur të dalë pas shtëpisë dhe ka njoftuar policinë.
Kur ka ardhur policia ka tentuar ti ndalojë, por dy prej grabitësve u larguan në mal dhe qëlluan ndaj efektivëve të policisë duke u rrezikuar jetën.
Familja Hima ka dy vajza jashtë shtetit, dy vajza të tjera bashkë me djalin e familjes jetonin në Shqipëri. Familja Hima, e cila u vu në shënjestër të maskave ka pasur dhe një biznes, tek i cili ofronte shërbime me karrotrec.
Lini një Përgjigje