Kronike 2 Mars 2024, 14:28

Ndodhej me të atin dhe vëllanë në kantier, si shpëtoi mrekullisht nga shpërthimi djali i vogël i Roland Hoxhës

Shkruar nga Pamfleti
Ndodhej me të atin dhe vëllanë në kantier, si shpëtoi
Roland Hoxha

Roland Hoxha, humbi jetën pasditen e djeshme bashkë me të birin 24 vjeçar, si pasojë e shpërthimit në Lushnjë.

Ashtu siç janë shprehur të gjithë njerëzit që e njihnin, ai kishte mbi 20 vjet që punonte me vinç, duke theksuar se ishin familje e jashtëzakonshme.

I ndjeri ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë të tjerë. Një detaj tjetër nga ngjarja e rëndë ishte se pak minuta para se të ndodhte shpërthimi, në kantierin e ndërtimit ndodhej dhe djali i vogël i viktimës, i cili shpëtoi mrekullisht.

Bëhet me dije se Rolandi e dërgoi djalin e vogë të blinte ushqim për të konsumuar drekën pas punës, duke i shpëtuar kështu jetën.