Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.
Mjeti i cili drejtohej nga 34-vjeçari Alfons Bleta ka dalë nga rruga, e më pas ka rënë në liqen. I riu ka ndërruar jetë.
“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, të cilat nuk dihen deri më tani.
Pamjet me dron nga aksidenti në Pogradec, si përfundoi makina në liqen pic.twitter.com/vWekQ4qvSi
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 10, 2025
Lini një Përgjigje