Kronike26 Maj 2023, 09:37

Theu masën “arrest shtëpie” për të shitur kokainë, arrestohet 27-vjeçari në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Theu masën “arrest shtëpie” për të shitur

Një 27-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë duke shitur doza kokaine. Sipas informacioneve ai kishte thyer masën “arrest shtëpie” për t’ju rikthyer aktivitetit kriminal.

Pas kontrolleve që polici ushtroi në biznesin privat dhe shtëpinë e 27 vjeçarit , u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje. Një vite më parë i riu ishte dënuar me masën arrest shtëpi për të njëjtin aktivitet të paligjshëm, shpërndarje e lëndëve nakrotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të mbështetura nga inteligjenca informative se një shtetas që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për shitje dozash kokaine, e ushtronte sërish këtë veprimtari kriminale, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Tabachino”, dhe kanë vënë në pranga shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrolleve në biznesin privat (tabachino) të këtij shtetasi, si dhe në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Gjykata i kishte caktuar 27-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 19.01.2022 u kap nga Policia e Fierit teksa ushtronte në të njëjtin biznes privat (tabachino), veprimtarinë kriminale të shitjes në doza, të lëndës narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, njofton policia.

fier arrestohet 27 vjçari