Kronike25 Maj 2023, 22:07

Shpërthim tritoli në një fasoneri në Tiranë, biznesi në pronësi të një shtetasi italian

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim tritoli në një fasoneri në Tiranë, biznesi

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Freskut” në Tiranë.

Mësohet se tritoli është vendosur në një fasoneri dhe ka pasur vetëm dëme materiale, pasi në ambientet e fasonerisë nuk ka pasur punonjës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Mësohet se fasoneria është në pronësi të italianit Roberto Bingaido. Nga shpërthimi është dëmtuar një automjet dhe janë thyer xhamat e objektit. 

"Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve", njoftoi policia.

policia tritol fasoneri