Kronike25 Maj 2023, 19:44

Aksident i shumëfishtë në Tiranë, përplasen 4 makina te “Rruga e Elbasanit”; 3 persona të dëmtuar

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i shumëfishtë në Tiranë, përplasen 4 makina te
Foto nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje tek ‘Rruga e Elbasanit”, ku 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas policia kanë mbetur të dëmtuar 3 persona. Aksidenit ka ndodhur pranë Varrezave të Dëshmorëve.

Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

aksident