TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2025, 19:00

Tjetër aksident në Lushnjë, plagosen 4 persona

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër aksident në Lushnjë, plagosen 4 persona

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në Lushnjë, në afërsi të rreth rrotullimit të Kolonjës.

Mësohet se tre automjete janë përplasur dhe për pasojë katër persona janë transportuar në spitalin e Lushnjës për mjekim. Të plagosurit janë nisur për në spitalin e Lushnjës ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Dyshohet se një prej mjeteve ka përplasur automjetin që ishte para tij në pamundësi të frenonte për shkak të lagështirës, por edhe ky u përplas nga pas nga një tjetër makinë.

 

Lini një Përgjigje