
Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtori i tij.
Të rinjtë akuzohen se kanë vjedhur në zonën e Yzberishtit një makinë që ishte në një garazh.
“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”, në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht”, njoftojnë blutë e Tiranës.
Lini një Përgjigje