TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shtator 2024, 20:29

Tjetër plagosje, 38-vjeçari në Sarandë goditet me thikë

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër plagosje, 38-vjeçari në Sarandë goditet me

Një tjetër plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme. Sipas policisë, 38-vjeçari Mariglen Duro është plagosur me thikë nga Denito Ruci.

Raportohet se i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se një konflikt i çastit është për shkak për degradimin e situatës.

“Rreth orës 19:10, në lagjen nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi D. R, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Kujtojmë se 23-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Vlorë, ndërsa dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri mes të rinjve.

Lini një Përgjigje