TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2025, 11:52

Tjetër rast prostitucioni, Policia e Shkodrës arreston 2 kineze; në pranga edhe tutori

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër rast prostitucioni, Policia e Shkodrës arreston 2 kineze;

Policia ka goditur një tjetër rast prostitucioni. Dy kineze janë arrestuar në Shkodër, pasi akuzohen se ushtronin prostitucion në një apartament që e kishin marrë me qira në qytet.

Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe tutori i tyre, 37-vjeçari shqiptar me inicialet E.K. Gjatë kontrollit në apartamentin që kishin marrë me qira për këtë veprimtari të paligjshme, blutë sekuestruan një shumë parash dhe 5 celularë.

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rent house 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një apartament në lagjen “Parrucë”, ku ushtrohej prostitucion.

Në kuadër të operacionit u arrestuan 3 shtetas të kapur në ambientet e apartamentit, konkretisht:

shtetaset kineze Sh. J., 34 vjeçe, dhe Y. P., 46 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;

E. K., 37 vjeç, banues në Shkodër.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje