Një funksionar i lartë i Policisë Shqiptare, u vu në dijeni të krimit të ndodhur në Qipro, por i deklaroi nënës, se nuk mund të bënte asgjë për të shpëtuar atë dhe vajzën, mbasi për shkak të lidhjeve dhe ndikimit financiar të babait sadist Nikolas Eleftheriou, nuk kishte mbështetje nga Shteti Shqiptar...
Një rast i tmerrshëm në përmasat e një krimi të rëndë, është ai ndaj nënës Dinora Neçi nga Berati, të cilës, sipas rrëfimit të saj me edhe dokumente zyrtare, i është rrëmbyer vajza e mitur Eleftheria Eleftheriou nga babai biologjik greko-qipriot dhe mbahet peng e fshehur prej tij në Qipro (pjesa greke).
Nëna e vajzës, i është drejtuar disa herë titullarëve të lartë të shtetit, policisë, drejtësisë, diplomacisë e qeverisë shqiptare, për ndërhyrje që t’i shpëtojnë e ri-kthejnë vajzën e rrëmbyer 5-vjeç, por shteti shqiptar vazhdon hesht prej 8 vitesh.
Duke e quajtur “rrëmbim të organizuar mafioz”, nëna Dinora Neçi, rrëfen se vajza e saj Eleftheria Eleftheriou, lindur më 26 tetor 2011 në Strovolos- Nicosia në Qipro (pjesa greke) e me shtetësi e pasaportë shqiptare, ligjërisht është nën kujdestarinë e saj, ndërsa fizikisht mbahet e izoluar në Qipro nga i ati.

Skema e rrëmbimit, nisi kur nëna u mbajt e arrestuar 7 muaj në burgjet e Gjermanisë e Qipros, për shkak të mashtrimeve e shkëmbimit të interesave korruptive, që babai biologjik Nikolas Eleftheriou, kishte dhe krijoi me zyrtarë publik në Qipro, Belgjikë, Itali, Gjermani dhe të policisë së Aeroportit Athinë.
Pjesë mbështetëse e skenarit për rrëmbimin e vajzës së saj të mitur, u bënë dhe institucionet shqiptare, konkretisht: Presidenca, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Avokati i Popullit, Prokuroria e gjykatat Berat dhe Tiranë, Prokuroria e Përgjithshme e drejtues të policisë shqiptare, duke ligjëruar me letra false shtetasin greko-qipriot Nikolas Eleftheriou, si “bashkëshort” të nënës Dinora Neçi, ku këta nuk kanë qenë kurrë të martuar.
Historia e këtij krimi, i marrjes peng të vajzës së mitur dhe ndarjes nga nëna e saj e mohimi i kontaktit fizik e telefonik është kjo:
Pas lindjes së vajzës, u krye një martesë ilegale pa dijeninë e saj nē Qipro, realizuar me letra false në datat 14-17 maj 2010, duke përdorur një vize turistike qipriote 22 ditore dhe akteve administrative false të lëshuara nga nëpunës të Qipros, falsifikuar në bashkëveprim me babain biologjik të vajzës dhe familjarët e tij, pa dijeninë e nënës, ndërsa më pas u mashtrua sikur ishte martuar ligjërisht me Nikolas Eleftheriou, mashtrim që u zbulua pas 4 vitesh.
Ajo thotë se u mbrojt fort nga tentativa e abortit përmes rezultateve mashtruese të analizave të shtatëzanisë, të sajuar nga babai biologjik i vajzës, në bashkëpunim me një gjinekologe ruse në Nikosia të Qipros.
Por nuk mundën ta dështonin dhe për 4 vite stërmundime 2011-2015 në Qipro dhe me statusin fals “E martuar” për hatër të jetës së fëmijës, nënë e bijë Dinora Neçi e Eleftheria Eleftheriou, u mbajtëm peng nën trajtime çnjerëzore, nga autoritetet lokale, gjyqësore, qeveritare e administrative qipriote.
Madje, në bashkëpunim me stafin mjekësor gjinekologjik të spitalit Makariou në Nikosia dhe me nënpunësit e Zyrës së Regjistrimit Civil në Larnaka të Qipros, regjistruan vajzën si “greke”, në emër të babait biologjik dhe me mbiemrin “Eleftheriou”, pa vënë në dijeni nënën shqiptare dhe pa marrë asnjë miratim prej saj.

As zyra konsullore shqiptare, nuk i përfilli kërkesat e nënës shqiptare Dinora Neçi, duke mos reaguar fare, madje në heshtje mbështeti veprimet dhe dokumentet false të babait biologjik të vajzës dhe zyrtarëve të Qipros.
Më 15 Mars 2014, nëna dhe vajza e mitur 4-vjeçare, të mbajtur peng në kushte çnjerëzore në një banesë në adresën “Agious Saranta nr. 5/7520-Ksilofagou Larnaka të Qipros, arritën të largohen nga “ferri” që u kishte organizuar dhe realizonte babai biologjik Nikolas Eleftheriou.
Një funksionar i lartë i Policisë Shqiptare, u vu në dijeni të gjitha krimit të ndodhur në Qipro, por i deklaroi nënës, se nuk mund të bënte asgjë për të shpëtuar atë dhe vajzën, mbasi për shkak të lidhjeve dhe ndikimit financiar të babait sadist Nikolas Eleftheriou, nuk kishte mbështetje nga Shteti Shqiptar.
E braktisur nga shteti shqiptar dhe përballë rrezikut të babait greko-qipriot, nëna bashkë me vajzën u paraqit te autoritetet e drejtësisë belge për mbrojtje, por nuk iu dha, mbasi babai biologjik kishte futur tentakulat dhe atje. (vijon)./Pamfleti



Lini një Përgjigje