TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shkurt 2025, 11:24

Tronditet Shkodra, djali plagos rëndë të dashurën dhe më pas vret veten!

Shkruar nga Pamfleti

Tronditet Shkodra, djali plagos rëndë të dashurën dhe

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen 'Mark Lula' në Shkodër.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër ku një person ka humbur jetën, ndërkohë një tjetër është plagosur rëndë. Bëhet me dije se të shtënat kanë ndodhur në lagjen 'Mark Lula', në zonën e njohur si fusha e druve.

Nga informacionet paraprake mësohet se bëhet fjalë për një krim pasioni, ku një 34-vjeçar i identifikuar si Kolë Manaj ka plagosur rëndë të dashurën me armë, e më pas ka vrarë veten. Viktima dhe e plagosura ndodheshin brenda 1 automjeti tip “Tiguan”.

Burime për mediat, raportojnë se 34-vjeçari ka qëlluar të dashurën me plumb në kokë, ndërsa arma e dyshuar e krimit është gjetur në mjet.

Referuar informacioneve, dyshohet se autori i ngjarjes ka ndërruar jetë, ndërsa vajza e identifikuar si Anila Prendushi është në gjendje kritike për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

"Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Lini një Përgjigje