Kronike 6 Prill 2023, 09:11

U ekstradua drejt Shqipërisë, Ilir Duro pjesë e një grupi kriminal që u sekuestruan 5 milionë euro pasuri

Shkruar nga Pamfleti

U ekstradua drejt Shqipërisë, Ilir Duro pjesë e një grupi

Ilir Duro, 51-vjeçari i cili u ekstradua ditën e sotme nga Italia drejt Shqipërisë, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, nuk është një emër i panjohur për policinë.

51-vjeçari është shfaqur më herët në përgjimet e publikuara gjatë goditjes së një grupi kriminal shqiptar që vepronte në Itali. Përgjimet e bëra u shfaqën në janar të këtij viti, por operacioni ishte në zhvillim që prej vitit 2017.

Në 2017-tën Ilir Duro është shfaqur në përgjimet e autoriteteve italiane teksa udhëzon anëtarë të tjerë të një grupi kriminal që të heqin të gjitha provat që ndodheshin në shtëpinë e tij të cilat e inkriminonin në trafikun e drogës.

Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet.

 

ekstradim shqiperi ilir duro