
Një shqiptar është arrestuar pasi u kap me 30 kilogramë drogë dhe 25 mijë euro cash në Itali.
Një operacion i policisë së Alessandrias çoi në goditjen e një rrjeti trafikimi të lëndëve narkotike kokainë dhe hashash, të fshehura në vende sekrete të automjeteve me të cilat transportoheshin.
Sipas medias italiane, efektivët pikasën mjetin e dyshimtë me të cilin udhëtonte shqiptari dhe e urdhëruan të ndalonte për një kontroll. Brenda zonës së bagazhit, ata zbuluan një ndarje të improvizuar me dy funde, që përmbante 10 pako kokainë, me një total prej afërsisht 11 kilogramësh.
Hetimi u shtri menjëherë në shtëpinë e tij, ku mbahej një furgon i dytë që ai zotëronte. Ky automjet përmbante gjithashtu një vend të fshehtë me 15 pako me hashash, ekuivalente me afërsisht 20 kilogramë.
Bastisjet çuan gjithashtu në zbulimin e 25,000 eurove në para të gatshme, të sekuestruara së bashku me drogën, pasi besohej se ishin të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.
Shqiptari u arrestua për trafik dhe posedim droge, ndërsa u transferua në burgun e Vercellit.
Lini një Përgjigje