TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Prill 2023, 11:04

U kap me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 64-vjeçari në Krujë

Shkruar nga Pamfleti

U kap me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 64-vjeçari

Një 64 vjeçar është arrestuar nga policia e  Krujës,  pasi i është gjetur një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Policia bënë  me dije se është arrestua shtetasi me inicialet B.I , banues në Krujë.

 “ Sekuestrohen një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi fishekësh.

Falë inteligjencës informative, kapet në flagrancë dhe arrestohet 64-vjeçari që posedonte armën dhe municionin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës operacionale të mbështetur nga inteligjenca informative, me fokus evidentimin dhe goditjen e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, kanë konstatuar një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi: B. I., 64 vjeç, banues në Krujë.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik PMSH dhe dhjetëra fishekë luftarak, që mbaheshin pa leje nga shtetasi i arrestuar B. I. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme “ , njoftimi i policisë.

kruje policia

Lini një Përgjigje