Janë publikuar fotot e pesë të arrestuarëve në Tiranë ku u sekuestruan 10 mijë doza ekstazi.
Konkretisht në pranga kanë rënë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.
Droga ishte mbështjellë me logon e “Louis Vuitton”. Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës.
Lënda narkotike sigurohej në Kosovë dhe paketohej dhe ndahej në doza në Tiranë. Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.
Ndërkohë ditën e sotme Policia e Shtetit ka dhënë informacion më të detajuar në lidhje me skemën sesi shitej droga.
Kreu i Drejtorisë së Policisë Tiranë Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediat se janë sekuestruar nga policia 11 mijë e 300 tableta ekstazi me peshë 5 kg dhe me vlerë tregu rreth 400 mijë euro që vinin nga Kosova nëpërmjet linjës së autobusëve të pasagjerëve Prishtinë-Tiranë.
Dozat e lëndës narkotike ekstazi dhe tabletat ishin me logon e markës ‘Louis Vuitton’. Autorët e shpërndanin drogën nëpër plazhet e vendit.
Lini një Përgjigje