TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2025, 17:06

Tjetër ngjarje tragjike në vend, 16-vjeçari mbytet në lagunën e Patokut; shpëtohet shoku i tij

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër ngjarje tragjike në vend, 16-vjeçari mbytet në

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në vend. Një 16-vjeçar është mbytur në lagunën e Patokut këtë të enjte, pasi u fut për t’u larë bashkë me shokun e tij bashkëmoshatar. Sipas policisë, shoku i tij u arrit të nxirret gjallë dhe është dërguar në spital.

Sot, më datë 24.07.2025, rreth orës 15:00, në lagunën e Patokut, dy 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin. Ndërsa ishin duke u larë, njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër dyshohet se është mbytur dhe trupi i tij nuk është gjetur ende.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia.

Lini një Përgjigje