
Ky është Aredin Behari, 59 vjeçari i cili u shpëtoi dy atentateve të porositura nga Albert Pashaj në vitin 2017 dhe 2019. Për eliminimin e tij, Albert Pashaj kontaktoi ‘ushtarin’ e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajn të cilin e ka paguar 80 mijë euro. Ky i fundit ka porositur ka porositur bashkëpunëtorin e tij Skerdi Tase.
Për të kryer atentatin, Hoxhaj ka porositur bashkëpunëtorin e tij Skerdi Tase. Tentativa e parë në 2017-ën ka dështuar, pasi Behari i pikasi dhe u shtri përtokë.
Një tentativë e dytë është bërë në 2019-ën, periudhë kur Albert Pashaj do të paguante 80 mijë euro për kryerjen e vrasjes të njëjtët persona.
Edhe këtë radhë atentati nuk u krye me sukses pasi në Henrik Hoxhajt iu bllokua kallashnikovi. Albert Pashaj akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”.
Lini një Përgjigje