Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur ‘Pushimi i Shoferit’ në Lushnjë.
Raportohet se disa mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar një radhë kilometrike në këtë aks.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për menaxhimin e trafikut. Që nga fillimi i javës ky është aksidenti i katërt që shënohet në këtë zonë.
Policia e qarkullimit rrugor ka bllokuar kalimin e mjeteve në autostradë drejt Këmishtajt dhe Krutjes në mënyrë që të zhbllokohet autostrada nga radhët e krijuara.
Lini një Përgjigje