TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Gusht 2025, 11:28

U shiste armë zjarri grupeve kriminale; kush është shkodrani Aleksandër Mato që u arrestua në Tiranë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
U shiste armë zjarri grupeve kriminale; kush është shkodrani
Operacioni “Black Market” në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari nga Shkodra

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shitjes së armëve të zjarrit në zonën e Alliasit.

Gjatë finalizimit të aksionit nga forcat e Komisariatit Nr.4, uniformat blu arrestuan 28-vjeçarin Aleksandër Matoja nga Shkodra, person me precedent të mëparshëm penal për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai u kap brenda makinës së tij, ku dhe u gjetën 2 pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste personave të tjerë.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Black market”. Sekuestrohen 2 pistoleta.

Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.


I arrestuari, shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

aleksandër mato u shiste armë zjarri grupeve kriminale

Lini një Përgjigje