TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Gusht 2025, 21:35

Dyshohet se korruptoi shefin e Komisariatit nr.6 dhe prokurorin e çështjes, i shpalluri në kërkim Ylli Kurteshi lihet i lirë!

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se korruptoi shefin e Komisariatit nr.6 dhe prokurorin e

Ky denoncim përbën një provë konkrete për mënyrën se si segmente të sistemit të drejtësisë funksionojnë selektivisht, në varësi të lidhjeve dhe ndërhyrjeve që individë të caktuar arrijnë të sigurojnë brenda institucioneve.

Shtetasi Ylli Kurteshi, person me precedentë penalë dhe i shpallur në kërkim për veprën penale “heqje e paligjshme e lirisë”, është shoqëruar pak orë më parë nga efektivë të Policisë së Tiranës. Por në vend që të ndalohej dhe t’i komunikohej masa e sigurisë, ai është lënë i lirë menjëherë, pa ndjekur asnjë procedurë të plotë ligjore.

Ky informacion i verifikuar i është referuar redaksisë së Pamfletit si denoncim nga burime brenda strukturave të rendit, të cilat pohojnë se ndaj Kurteshit ekziston një urdhër aktiv kërkimi, por ai ka marrë mbrojtje të drejtpërdrejtë nga shefi i Komisariatit nr. 6 dhe prokurori që ka në dorë dosjen. Të dy këta zyrtarë dyshohet se kanë ndërhyrë për të shmangur ndalimin dhe zbatimin e ligjit.

Ky nuk është rasti i një ngatërrese apo gabimi administrativ. Bëhet fjalë për një shtetas me profil penal të njohur, për të cilin institucionet kishin detyrimin ligjor të vepronin. Moszbatimi i urdhrit të kërkimit, në prani të të dhënave të sakta dhe strukturave përgjegjëse, ngre dyshime serioze për korrupsion të qëllimshëm dhe favorizim.

Deri në momentin e publikimit të këtij informacioni, as Policia e Shtetit, as Prokuroria nuk kanë dhënë ndonjë reagim apo sqarim mbi arsyet e lirimit të Kurteshit dhe statusin aktual të procedurës ndaj tij.

Ky denoncim përbën një provë konkrete për mënyrën se si segmente të sistemit të drejtësisë funksionojnë selektivisht, në varësi të lidhjeve dhe ndërhyrjeve që individë të caktuar arrijnë të sigurojnë brenda institucioneve.

Lini një Përgjigje