
Një i mitur është plagosur në Vlorë, pasi u zhyt nga lartësia e një shkëmbi në det.
Mësohet se 12-vjeçari u plagos në ‘Gjirin e Gramës”, pranë Karaburunit, ndërsa Policia Kufitare e Dhërmiut ndihmoi turistin e huaj duke e dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi gjatë ditës së sotme, kur policia u njoftua për një rast emergjent në ‘Gjirin e Gramës’, teksa i mituri ishte hedhur nga një shkëmb i lartë në det dhe për pasojë kishte pësuar dëmtime në kokë.
“Menjëherë, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u transportua me mjet lundrues ekipi mjekësor drejt vendit të ngjarjes, ku të miturit iu dha ndihma e parë mjekësore. 12-vjeçari me shtetësi të huaj, i shoqëruar nga prindërit e tij, u transportua më pas drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje