TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2026, 16:55

U vra në burgun grek, kush është 49-vjeçari Jani Aliaj i dënuar me burg përjetë për eliminimin e Elton Çiços

Shkruar nga Pamfleti
U vra në burgun grek, kush është 49-vjeçari Jani Aliaj i
Jani Aliaj

Jani Aliaj është shqiptari i cili u vra ditën e sotme brenda burgut të sigurisë së lartë në Koridhallos, në Greqi.

Ai u vra nga nëj tjetër i burgosur ndërsa mësohet se Aliaj ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga një objekt i mprehtë i improvizuar, i përdorur gjatë sulmit.

Deri tani nuk dihet ende nëse ngjarja ka qenë rezultat i një konflikti të hershëm, hakmarrjeje apo e ndikuar nga kushtet e mjerueshme të paraburgimit.

Jani Aliaj, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Kush është Jani Aliaj?

Emri i Aliajt është mjaft i njohur edhe për faktin se krimi për të cilin është dënuar ka ndodhur brenda një lokali në zonën e Ish-bllokut në Tiranë, ku ekzekutoi Çiçon, teksa ky i fundit ishte duke pirë kafe me një oficer policie dhe disa të tjerë.

Pavarësisht nga njerëzit e shumtë, prania e oficerit të policisë, Jani Aliaj është futur në lokal dhe ka qëlluar drejt Çiços me gjakftohtësi. Ai vdiq në vend, me dy plumba në kokë.

Në atë kohë, ngjarja u zbulua nga bishti i cigares që Aliaj kishte hedhur në një kosh shumë pranë vendit të ngjarjes.

Por, si nisi konflikti mes dy personazheve të njohur të botës së krimit?

Jani Aliaj dhe Elton Çiço janë që të dy nga Tepelena. Disa vite më parë, Aliaj qëlloi me thikë duke i shkaktuar vrasjen shokut të fëmijërisë së Çiços.

Bëhet fjalë për një vrasje të ndodhur në vitin 2000 në fshatin me emrin Zhabakin. Jani Alia goditi për vdekje me thikë djalin e shtetasit Shyqo Ballazhiu nga Tepelena. Ai ishte shoku i fëmijërisë së Elton Çiços, bashkëmoshatar i tij. Ata ishin rritur bashkë në Tepelenë dhe Çiço ishte interesuar shumë për të mësuar se kush ishte autori i vrasjes së shokut të tij.

Në momentin që e ka marrë vesh se autori ishte po ashtu nga Tepelena dhe sapo ka mësuar emrin e tij, Çiço i ka dërguar fjalë në burg Alisë, duke i thënë se do të merrte hak për këtë vrasje. Jani Alia, në atë kohë 23 vjeç, ishte arrestuar nga Policia helene dhe ndodhej në paraburgim.

Rreth tri vite më vonë, ndodh që arrestohet në Greqi edhe Elton Çiço. Dy tepelenasit rastis të përballen në të njëjtin vend, në Burgun e Koridhalosë, Aliaj i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe Çiço me 5 vjet për drogë. Aty ndodhi përplasja e parë fizike mes tyre, pasi Çiço plagosi me thikë Alinë, kur ndodheshin në ajrim. Disa javë pas kësaj ngjarjeje, Jani Aliaj del me leje nga burgu, pasi kishte bërë 10 vjet, por nuk kthehet më në burg dhe shpallet në kërkim nga Policia greke. Pak kohë më pas lirohet edhe Elton Çiço, pasi përfundon dënimin. Pas këtij momenti nisin edhe atentatet.

Jani Alia u tentua të ekzekutohej nga Elton Çiço më 10 janar të tre viteve më parë. Ai qëllon disa herë në drejtim të tij me armë zjarri, por nga plumbat plagoset vetëm një person i rastësishëm.  Policia nis hetimet për ngjarjen dhe zbulon se objekti i këtij atentati ishte pikërisht Jani Aliaj, i cili në atë moment kishte në përdorim një makinë tip “BMW X6”, të cilën më pas e zhduku. Ky mjet aktualisht është i bllokuar nga Policia. Por vetë Alia, i pyetur nga Policia në lidhje me këtë ngjarje, nuk preferoi të bënte kallëzim, duke mos bashkëpunuar me grupin hetimor.

I vendosur për hakmarrje, Çiço organizoi edhe një tjetër atentat ndaj Jani Alisë, kësaj here në Gjirokastër. Edhe për këtë ngjarje, Policia nuk mundi të provonte autorësinë e Elton Çiçës, edhe pse ishte i dyshuar. Ndërsa vetë Aliaj, as kësaj radhe nuk pranoi të bënte kallëzim, duke pohuar se ajo që ndodhi ishte ngatërresë.

Prej këtij momenti, Aliaj mbërrin në Tiranë, ku kërkon mbështetjen e Renato Milloshit, me të cilin kishte miqësi të hershme, të njohur në Tepelenë. Duke qenë se nuk e njihte mirë Tiranën, Aliaj ndihmohet vazhdimisht nga Milloshi, deri në vrasjen e Elton Çiços.

Lini një Përgjigje