TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shtator 2025, 20:21

Vdiq në vetmi, historia e dhimbshme e 70-vjeçarit që u gjet i pajetë në Korçë; bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë vendit

Shkruar nga Pamfleti

Vdiq në vetmi, historia e dhimbshme e 70-vjeçarit që u gjet i

I moshuari u gjet pa jetë në banesë, ndërsa bashkëshortja dhe 2 vajzat e tij jetonin jashtë vendit, njëra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tjetra në Itali.

Historia e Niko Kitës, 70-vjeçari nga Korça që u gjet i vdekur në banesë, është sa e trishtueshme, por edhe dhe një kambanë alarmi për institucionet përgjegjëse e mbarë shoqërinë shqiptare.

I moshuari u gjet pa jetë në banesë, ndërsa bashkëshortja dhe 2 vajzat e tij jetonin jashtë vendit, njëra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tjetra në Itali.

E megjithatë, i moshuari nuk pati askënd afër në grahmat e fundit të jetës, as 2 vajzat dhe as gruan, madje dyshohet se ai ka vdekur disa ditë më parë.

Hera e fundit që fqinjët e panë Nikon ishte dita e hënë 1 shtator. Jashtë kamerave ata tregojnë se i moshuari jetonte në vetmi, ndërsa bashkëshortja kishte zgjedhur t’i shkonte pas vajzës që kishte emigruar në Itali.

Pasojat më të rënda të emigracionit po i shohim tek  mosha e tretë, ku numri i të moshuarve që jetojnë vetëm, pa përkujdesjen e fëmijëve dhe institucioneve shtetërore sa vjen e shtohet.

Lini një Përgjigje